Kur themi çpimi nuk kemi parasysh pickimin me gjilpëra 'fillers'-i por hapjen e vrimave me pistoletë, nga ato që vendosin vëthë në pjesë të ndryshme të trupit. E kjo duket se ka qenë "mbrojtja" e këngëtares Samanta Karavella ndaj dyshimeve që janë hedhur shpesh mbi fryrjen krejt papritur të buzëve të saj. "Piercing mbi buzë jep efektin sikur ato i janë nënshtruar ndërhyrjeve estetike", tha Samanta në Top Show, duke anashkaluar faktin se dhe hunda që ka ngritur me operacion, ka luajtur rol tek dalja më në pah e buzëve.
