Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Robert Aliaj vazhdon sulmet: Nuk ka gjë më të tmerrshme se injoranca

Lapsi.al 10 November 2015
Robert Aliaj vazhdon sulmet: Nuk ka gjë më të tmerrshme se

Me sa duket, Bertit të Dance With Me nuk i ka dalë e keqja nga ajo që i ndodhi mbrëmjen e së hënës me konkurentët dhe kolegen e jurisë, Valbona Selimllari. Ashtu siç u shpreh në spektakël kur drejtëpërdrejtë shigjetoi vajzat, Markelën dhe Violën, Robert Aliaj ka vazhduar dhe paraditen e së martës me të njëjtën tezë. Por kësaj here më filozofike, duke cituar Gëten:

“INJORANCA E SINQERTE DHE MARREZIA E NDERGJEGJSHME KOLEKTIVE....
PO DUKET SIKUR NEVOJITEN NJOHURI TE KONSIDERUESHME PER TE KUPTUAR SHKALLEN E NDOTJES SE SHOQERISE SHQIPTARE NGA INJORANCA E SINQERTE DHE MARREZIA E NDERGJEGJSHME KOLEKTIVE. INJORANCA QE GJENERON FRIKE. TE DYJA SE BASHKU, JANE FORCAT ME TE ERRETA NE HISTORINE HUMANE.
IMPERATIVITETI POZITIV DO TE MERRTE 10 HERE ME SHUME KOHE DHE PERPJEKJE PER TA LUFTUAR, SEPSE ESHTE SHUME E THJESHTE TE JESH INJORANT DHE NE NJE GJENDJE KONSTANTE FRIKE, SI PASOJE, DEMI DO TE KISHTE EFEKTIN E DOMINOSE.
E KEQJA E KA KALUAR PRAGUN E DERES, KA ZENE EKRANET E TELEVIZORIT, SERVIRET SI VLERE. DHE KJO E KEQE NA KA ARDHUR VAZHDIMISHT NGA INJORANCA DHE MOS NJOHJA E VETVETES, PADIJA PER TE MOS KUPTUAR KUFIRIN MIDIS TE BANALES DHE ESTETIKES. 
DHE SADO QELLIM TE MIRE TE KEMI, MUND TE BEJME ME TEPER DEM SE KEQDASHJA, PO NUK E KUPTUAM ATE.
NE JEMI PERGJEGJES PER SITUATEN NE TE CILEN NDODHEMI, PRANDAJ NUK KA ASNJE LIMIT (QELLIMI E JUSTIFIKON MJETIN) KUR ESHTE FJALA PER TE NDERTUAR NJE SHOQERI ME NJE PERSPEKTIVE ME TE MIRE PER FEMIJET TANE BRENDA KETYRE PAK MUNDESIVE QE NA OFROHEN. POR, A KA MBETUR NDONJE SHANS?
E NDJEJ PERGJEGJESINE E CRRENJOSJES SE INJORANCEN, BURIMIT TE VARFERISE DHE PRAPAMBETJES, POR PER KETE QELLIM DUHET STRATEGJI GJENERATIVE E POZITIVE DHE ZGJIDHJE AFATGJATE, PER NJE VEND ME TE MIRE PER TE GJITHE.
MOS PRISNI QE SELEKSIONIMI NATYROR TE CRRENJOSE METASTAZAT E INJORANCES DHE TE NA INTEGROJE NE EUROPEN NGA E CILA VETE EUROPIANET PO KERKOJNE TE LARGOHEN.
E VERTETA ESHTE E PADISKUTUESHME, MALINJET MUND TA SULMOJNE ATE, INJORANCA MUND TA PERQESHE, POR ME NEFUND JA KU JEMI.
ATY KU DREJTESIA ESHTE E MOHUAR, KU VARFERIA ESHTE E IMPONUAR, KU MBIZOTERON INJORANCA, ATY KU REFUZOHET TE KUPTOHET QE KY SISTEM SHOQEROR ESHTE NJ KONSPIRACION I ORGANIZUAR PER TE SHTYPUR, VJEDHUR E DEGRADUAR, ASGJE NUK ESHTE E SIGURTE.” – shkruan Robert Aliaj në facebook. 

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI