Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Aksidentoi me makinë 4 persona, dënohet me burg Franceska e "Big Brother"

Lapsi.al 24 October 2015
Aksidentoi me makinë 4 persona, dënohet me burg Franceska e "Big

Ish-lojtarja e “Big Brother” është deklaruar fajtore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, duke u dënuar me një muaj burg, për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal. “Panorama Plus” shkruan sot se gjyqtari i çështjes, Artan Gjermeni, mori në shqyrtim gjatë seancës së datës 21 tetor gjykimin e shqyrtuar ndaj të pandehurës Françeska Jaçe. Nga shqyrtimi i çështjes rezultoi e provuar se më datë 18.04.2015, në vendin e quajtur rruga “Fushë Prezë”,

 

Françeska Jaçe duke drejtuar automjetin e saj të markës “Volkswagen”, me targë AA838 LC, sipas drejtimit Fushë Krujë–Vorë, ka tentuar të bëjë kthim majtas për të hyrë te karburant “Agipi”. Nga kjo lëvizje e gabuar është përplasur me automjetin fuoristradë të markës “Range Rover” me targa AA 656 Gl, që drejtohej nga shtetasi A.K. Si pasojë e kësaj, automjeti me targa AA 656Gl është përplasur me automjetin tip veturë të markës “Audi A4” me targa MHO 2411, që drejtohej nga shtetasi I.LL, i cili ka qenë në korsinë e tij të djathtë sipas drejtimit Fushë- Krujë- Vorë dhe pas mjetit AA838LC, që drejtohej nga Françeska Jaçe.

 

Nga ky aksident automobilistik kishte ardhur dhe plagosja e katër shtetasve, të cilët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Nga akti i ekspertimit autoteknik, datë 18 prill, 2015, i Sektorit të Policisë Shkencore, shkaku kryesor i ndodhjes së aksidentit ishte shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e Françeskës. Në këto rrethana, e ndodhur përpara këtyre parashtrimeve, përcaktimit të faktit dhe provave në gjykim, Gjykata ka çmuar se veprimet e të pandehurës, Françeska Jaçe, plotësojnë të gjitha elementet që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elemente të figurës së veprës penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Në zbatim të nenit 406 të Kodit Penal, të pandehurës 21-vjeçare i ulet 1/ 3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 20 ditë burgim, si dhe më pas pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që Jaçe të përmbushë një punë me interes publik. Gjatë periudhës që Françeska ka qenë në gjykim, ajo është shfaqur në ekran si moderatore e spektaklit të bukurisë “Miss Universe Albania” në Tiranë./

Të këshilluara

Arbana rikthehet të shtunën në ekran

Mbrëmja e ditës së shtunë 31 Tetor, në Top Channel do të keni rikthejë në ekran Arbana Osmanin, me formatin më të ri, emisionin "I can do that". Osmani është ...

17:42

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI