Flash

Çfarë kanë të përbashkët Erion Veliaj me Bleona Qeretin?

Lapsi.al 18 October 2015
Çfarë kanë të përbashkët Erion Veliaj me Bleona

Ata janë pa dyshim dy nga emrat më të përfolur të rrjeteve sociale, pasi çdo fjali që artikulojnë, foto-marketing që postojnë, komentohen në forma që shpesh shkojnë deri në tallje. Herë me mufka e herë me tërëmend, të pashmangshëm, këngëtaren dhe kryetarin e Bashkisë i ndeshim kudo nëpër portale.

Të ashtuquajturat skandale i kanë thuajse në barazpeshë, e po ashtu mosha e Bleonës duket e njëjtë me Erionin 36-vjeçar. 

“Selfmade” është një tjetër detaj që duket se i bën bashkë dy emrat hit, Erion Veliaj dhe Bleona Qereti. Këngëtarja ka filluar të hapë llafin si artiste e bërë vetë, pa ndihmën e askujt, ndërsa një nga argumentat që u artikulua gjatë fushatës së zgjedhjeve për kryetar Bashkie nëpër studiot e debateve, ishte njëjtë edhe për Erionin. Analistët politikë majtas, njëzëri thanë, Erioni? Është ‘selfmade’ se e ka nisur nga zero, ka shitur fiq! 

Nisur nga deklarata e sotme e Erionit kryetar Bashkie, ideja se të dy me Bleonën ngjajnë e kanë shumë të përbashkëta, të përforcohet! Duke folur në aktivitetin “Qyteza e jetës”, kryebashkiaku Veliaj përdori të njëjtin mesazh që këngëtarja e njohur për shfaqjet lakuriqe, dha për femrat në kuadër të luftës kundër kancerit të gjirit. “Një instagram më pak, një mamografi më shumë,”- tha Erioni, i cili tingëlloi sikur iu referua Bleonës kur një javë më parë shkroi: “Më e rëndësishme është të mamografosh gjoksin se sa ta instagram-osh”. 

Megjithatë, në ndryshim nga Bleona, suksesi amerikan i së cilës po del në sipërfaqe kohët e fundit, arritjet e Erionit që propagandoi se ia kishte dalë në Shtetet e Bashkuara, nuk u vërtetuan kurrë.

 

Të këshilluara

Ish miss-Albania vishet nuse

Bukuroshja nga Vlora, Arnita Beqiraj, e cila pasi u shpall më e bukura e Shqipërisë në vitin 2010, duket se është rikthyer në...

11:22

Zënka mes Sarës dhe Ledionit

Një nga arsyet pse çifti i Top Media-s nuk u pa bashkë i shoqëruar në mbrëmjen e inagurimit të ambienteve të reja të Top Channel, mund të jetë pikërisht një zën...

15:37

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI