Flash

"Portokalli" tallet me Erion Veliajn, i kujton qoftet dhe birrat te Pedonalja

Lapsi.al 4 October 2015
"Portokalli" tallet me Erion Veliajn, i kujton qoftet dhe birrat te

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës është vënë në lojë këtë të dielë edhe nga aktorët e spektaklit të humorit në Top Channel. Personazhi që imitoi Erionin me zë të hollë që vetëm flet dhe përsërit fjalitë, "u kap mat" gjatë monologut të tij nga një gazetare (aktore), e cila e ngacmonte për mburrjet me gropat, poçat e pusetat, e zëvendësuara nga kryebashkiaku. Erionit aktor iu përmend edhe qofteria me tym dhe birra tek Pedonalja e Tiranës, ku sigurisht pati diçka për të thënë e përsëritur, pavarësisht se kishte premtuar që nuk do ta lejonte më. Gjithashtu moderatorja Xhemi Shehu bëri një batutë me qofte e birra po në lidhje Pedonalen, kur në skenë u shfaq Salsano në rolin e një këngëtari. Nuk dihet si është pritur nga Erioni imitimi në fjalë, pasi show, siç dihet, është specialitet origjinal i vetë kryetarit të Bashkisë.

Të këshilluara

Blendi Fevziu bëhet baba për herë të dytë

Gazetari i njohur i emisionit Opinion, është bërë sot babai i një tjetër vajze. Blendi dhe partnerja e tij Ines, janë bërë prindër për herë të dytë, pas vajzës ...

12:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI