Flash

Bleona mbledh gazetarët në konferencë shtypi: Jo gjithë familja, vetëm unë dal topless

Lapsi.al 18 September 2015
Bleona mbledh gazetarët në konferencë shtypi: Jo gjithë

Këngëtarja shqiptare e cila para pak ditësh pushtoi rrjetin me fotot nudo në plazh, erdhi në Tiranë. Pas pushimeve në Turqi, ndalesën e parë u detyrua ta bëjë në Shqipëri, si për të sqaruar gjithë çfarë ndodhi, me fotot që sipas saj, janë shkrepur në Miami dhe jo Bodrum. 

"Jam ndjerë e ofenduar nga fotot që u publikuan në media"- rrëfeu përpara gazetarëve Bleona Qereti. "Ato foto, janë modifikuar me photoshop me një efekt që quhet Liquid, me qëllimin për të fituar para." - deklaroi e inatosur këngëtarja, sipas së cilës, trupi i saj është shëndoshur nga kompanitë e dietave, që duan të shesin produktet e tyre në kurriz të Bleonës. "Ato bëjnë foto të personazheve të famshëm, i fryjnë me photoshop, më pas, me një foto tjetër pas disa kohësh bëjnë diferencën dhe thonë: Ja si u dobësua Bleona falë dietës sonë në vetëm pak javë. Pra, është abuzim, se unë nuk jam e shëndoshë dhe as me celulit."

E gjetur në këtë "mesele", duke qenë se për trupin dhe pamjen e jashtme kujdeset shumë, 37-vjeçarja mendoi të ndante me fansat një video në 'Snapchat': "Videon duke dalë nga deti ma bëri mami, aty afër ishte dhe vëllai e babi po unë se kam problem të dal ashtu, se kam 12 vjet që bëj plazh 'topless'. Nuk është e vërtetë që edhe mami im del në plazh si unë, ajo është shumë konservatore. Nuk jemi familje nudistash” – komentoi ajo, thashethemet se edhe mami Oli doli në plazh pa rrobabanjot e sipërme. 

Këngëtarja u duk entuziaste kur foli për këngën e re "Take you over" e cila del sot për herë të parë në 'itunes', pavarësisht versioneve remix të punuara nga disa prej emrave më të njohur të Dj-ve botërorë.

 

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI