Flash

Holta Dulaku tall Drini Zeqon, gazetari e falenderon

Lapsi.al 15 September 2015
Holta Dulaku tall Drini Zeqon, gazetari e falenderon

Me sa duket, marrëdhëniet mes producentes së DWTS dhe ish-prezantuesit të show-t të V+, Drini Zeqo, vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, ose të paktën, kur replikat ndodhin në publik. Përkundër "tradhëtisë" së përfolur, Holta Dulaku nuk e ka fare problem se Drini e braktisi për Grabockën. Por, bashkëshortja e njërit prej pronarëve të V+, siç e ka treguar edhe herë të tjera, nuk t'a përton. Me ironinë që e karakterizon nëpër statuset që drejton nga facebook, ajo ka thumbuar gazetarin duke i thënë "unë të bëra me Master dhe me duart e mia të lash të ktheheshe në klasë të parë". Kjo fjali duket se e ka prekur moderatorin i cili këtë sezon do kërcejë krah Viola Spiros në "Dance With Me". Drini ka replikuar me ish-shefen e tij, butë, duke i thënë se në spektaklin e Vera Grabockës, ka shkuar për doktoraturë. Këtë herë, Holta Dulaku deshi të qëllojë me një gur, dy zogj, "këtë lloj doktorature e ke me pagesë të shtrenjtë, po ta dhanë", shkruan producentja e V+, duke lënë të kuptohet se çmimi që Drini duhet të paguajë tek "Dance With Me", është i shtrenjtë. Në fund të komenteve, Holta i kujton Drinit se "më në fund" i detyrohet një kafe, ndërsa prezantuesi i zënë ngushtë i premton drekë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI