Flash

Zjarr në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet zjarrvënie të qëllimshme

Lapsi.al 6 September 2026

Një vatër e re zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Tërbunit, në Pukë, vetëm pak ditë pas zjarrit të madh që përfshiu të njëjtën zonë. Flakët janë konstatuar në një tjetër pjesë të masivit. Terreni i vështirë dhe bimësia e dendur po e vështirësojnë ndërhyrjen dhe favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Autoritetet pritet të verifikojnë shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt Tërbunit për të vënë flakët nën kontroll.Vetëm pak ditë më parë, një zjarr i përmasave të mëdha dogji rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe në këtë zonë. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI