Flash

Vranë me armë elektrike shqiptarin Elton Bani, karabinierët nën akuzë edhe për falsifikim

Lapsi.al 30 May 2026

Numri i karabinierëve nën hetim për vdekjen e 41-vjeçarit shqiptar Elton Bani është rritur në katër. Bani vdiq më 17 gusht 2025 në hollin e hyrjes së shtëpisë së tij në Manesseno, pasi u godit me armë elektrike taser. Fillimisht, dy karabinierët që përdorën armën elektrike u regjistruan si të dyshuar për vrasje nga pakujdesia.

Por tashmë ndaj tyre rëndojnë edhe akuza për falsifikim të aktit publik, së bashku me dy kolegë të tjerë që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes gjatë ndërhyrjes. Sipas mediave italiane, akuza e re lidhet me mospërputhjet mes procesverbaleve të hartuara nga efektivët dhe dëshmive të dy fqinjëve okularë, të cilët do të merren në pyetje me kërkesë të prokurores Paola Calleri, e cila drejton hetimet.  

Karabinierët kanë deklaruar se përdorimi i taserit ishte i nevojshëm pasi 41-vjeçari kishte reaguar me dhunë, duke i goditur me grushte dhe shqelma dhe duke qenë jashtë kontrollit. Megjithatë, dy dëshmitarët kanë dhënë një version tjetër të ngjarjes, duke treguar se Elton Bani nuk ishte i armatosur.

Sipas tyre, në një moment shqiptari kishte refuzuar të ngjitej në banesë për të marrë dokumentet dhe më pas ishte kapur pas parmakut të shkallëve, duke u hedhur në tokë. Dëshmitarët pretendojnë se shkarkesa e dytë e taserit është përdorur kur ai ndodhej me fytyrë përtokë në hyrjen e pallatit, ndërsa mbante njërën dorë poshtë barkut dhe katër karabinierët nuk po arrinin t’i vendosnin prangat.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka ngritur dyshime se pikërisht kjo shkarkesë e fundit elektrike mund të ketë shkaktuar arrestin kardiak. Raporti thekson gjithashtu se Bani kishte konsumuar kokainë, e cila konsiderohet edhe si shkak i vdekjes së tij së bashku me goditjet e taserit.

Përmes procedurës së incidentit provues, prokuroria, avokatët mbrojtës të të hetuarve, mes tyre Mario Lavicoli, si dhe avokati Cristiano Mancuso, që përfaqëson familjen e viktimës, do të kenë mundësinë të marrin në pyetje dy dëshmitarët okularë në seancën e rradhës, e cila ende nuk është caktuar.

Të këshilluara

Aksident në Gjirokastër

Dy automjete janë përplasur në bulevardin kryesor të Gjirokastër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja k...

23:30

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI