
Rreth 3 muaj pasi Elon Musk premtoi se programi i tij i inteligjencës artificiale “Grok Imagine” do të krijonte një film me metrazh të gjatë të prodhuar tërësisht nga IA, bazuar në "Odisenë" e Homerit.
Filmi mund të mos jetë gati (ende), por të premten, kompania postoi në X episodin e parë 7-minutësh të serialit “Odisea”, i krijuar me inteligjencë artificiale. Postimi përmend gjithashtu “Wonder Studios” dhe regjisorin Dev Walker, të cilët janë aktivë në fushën e prodhimit të filmave me inteligjencë artificiale, si kontribues në bashkëpunimin krijues.
Watch Episode 1 of our Odyssey series made with Grok Imagine. Let us know in the comments if you'd like a full breakdown of how it was done! Creative collaboration with @WonderStudiosX and director Dev Walker @glumlot_ https://t.co/xpgpkqSCpq
— Grok Imagine (@imagine) October 23, 2026
Në korrik, Musk njoftoi planet për të krijuar një film historikisht të saktë bazuar në epikën e lashtë greke të Homerit. Ai tha se "Odisea" që do të krijohet duke përdorur inteligjencën artificiale, do të jetë gati deri në fund të vitit 2026.
Në një postim në X, ai shkroi: “Para se të mbarojë viti, “Grok Imagine” do të bëjë një film me metrazh të gjatë për Odisenë, i cili do të jetë historikisht i saktë dhe besnik ndaj artit të Homerit.”
Dialogue scene from Homer's Odyssey built on Grok Imagine. Thread on how this was built below. https://t.co/jk6yDtZJxx
— Heavy Pulp (@heavypulp) July 21, 2026
Ai gjithashtu postoi një link për një klip 3-minutësh, të përbërë nga pamje që ai pretendonte se ishin krijuar me Grok Imagine, që përshkruanin një skenë midis Odiseut dhe nimfës Kalipso.
Në atë kohë, regjisori i filmave “Doctor Strange” dhe “The Black Phone”, Scott Derrickson, i ishte drejtuar Musk nëpërmjet rrjeteve sociale, duke komentuar mbi projektin.
“Me sa duket, Elon Musk nuk di asgjë për kinemanë dhe ndaloi së lexuari në të 20-at”, - kishte shkruar ai në platformën X. “Pikëpamjet e tij mbi artin nuk kanë vlerë”, kishte shtuar ai.
Publikimi erdhi pas kritikave të përsëritura të Musk për filmin "Odyssey" të Christopher Nolan, madje edhe para publikimit të tij, me referencë të veçantë zgjedhjen e Elliot Page për rolin e Sinon dhe Lupita Nyong'o për rolin e Helenës së Trojës.
Musk deklaroi se Nolan i zgjodhi dy aktoret për të përmbushur kriteret e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit për përfaqësim dhe përfshirje në kategorinë e Oskarit. Në mars, ai shkroi se "Chris Nolan është racist kundër njerëzve të bardhë", - duke shtuar se zgjodhi Nyong'o vetëm sepse "ai dëshiron çmimet". ©LAPSI.al