Flash

Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci

Lapsi.al 25 July 2026

Dhjetëra anije në një marinë në qytetin verior serb të Novi Sadit po lundronin në një llum të gjelbër, e vetmja gjë që mbeti pasi ujërat e Danubit  u tërhoqën me disa qindra metra.

Nivelet e Danubit ranë në minimumin historik këtë javë në Kroaci  dhe Serbi, duke zbuluar qindra kilometra katrorë brigje me rërë, pasi valët e të nxehtit dhe thatësira e verës goditën të gjithë Evropën.

Nivelet e ulëta të ujit në Kroaci zbuluan një anije mallrash që u fundos në vitin 1937. Në Serbinë lindore, trupat e ndryshkur të një konvoji gjerman që u fundos në vitin 1944 dolën nga Danubi, duke rrezikuar lundrimin. 

Në Beograd, pronari i një restoranti vendosi një tavolinë dhe karrige mbi një grumbull gurësh që u shfaqën në mes të lumit.

Importet e karburantit të Serbisë ranë në 25% të objektivit mujor për korrikun, pasi nivelet e ulëta të ujit në Danub i detyruan cisternat të operonin me 30% deri në 40% të kapacitetit të tyre, tha të mërkurën Ministrja e Energjisë Dubravka Djedoviç-Handanoviç.

Në Serbi, nivelet e ulëta të ujit në Danub dhe lumenjtë e lundrueshëm Tisza dhe Sava goditën gjithashtu peshkimin dhe turizmin, ndërsa ekspertët paralajmëruan për ndikime afatgjata në jetën e egër.

Shërbimi hidrometeorologjik i Serbisë parashikoi një rritje minimale të nivelit të Danubit në ditët në vijim për shkak të reshjeve në rrjedhën e sipërme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI