Flash

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB për 47% të MABCO

Dokumentet e siguruara nga Lapsi.al zbulojnë se si administratori i Aeroportit të Vlorës, Vegim Hoxha, paraqiti në Qendrën Kombëtare të Biznesit deklarata që bien ndesh me shkresat zyrtare të bankës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, për të mundësuar kalimin e 47% të kuotave të investitorit zviceran MABCO në favor të kompanisë 2A Group të Valon Ademit.

16:05

Studenti: Serbia tregoi se një forcë studentore mund të përmbysë një diktator, do ta bëjmë dhe ne

Lapsi.al 27 October 2026

Studenti: Serbia tregoi se një forcë studentore mund të

Studentët nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga protestat kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e tij mbetet e panegociueshme. Një i ri protestues, në një prononcim për News24 nga tubimi përpara Ministrisë së Arsimit, deklaroi se studentët do të vijojnë të qëndrojnë në shesh çdo ditë dhe çdo natë, deri në largimin e Ramës nga pushteti.

Ai e cilësoi qeverisjen e kryeministrit si diktaturë, duke theksuar se këtë realitet, sipas tij, duhet ta kuptojnë edhe mbështetësit e Partisë Socialiste.

I riu iu referua edhe zhvillimeve të fundit në Serbi, duke deklaruar se protestat studentore atje kanë treguar fuqinë e rinisë dhe të qytetarëve për të sjellë ndryshime politike. Ndërkohë, ai përjashtoi kategorikisht çdo mundësi dialogu me kryeministrin, duke theksuar se e vetmja kërkesë e protestuesve është dorëheqja e tij.

 

“Protesta do të vazhdojë deri në dorëheqjen e Ramës. Jemi këtu çdo ditë, çdo natë, derisa të tërhiqet Rama. Kjo është diktaturë, diktatura e Ramës, por këtë gjë duhet ta kuptojnë edhe vetë komunistët, se po jetojmë në diktaturë. Ajo çka ndodhi në Serbi tregon se forca e rinisë dhe e popullit mund të largojë një diktator. Ne jemi gati për çdo gjë. Nuk do të ndodhë kurrë dialog me Ramën. Nuk kemi dialog me të, përveçse dorëheqjen e tij.”, tha i riu.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI