Flash

Amanda Seyfried zbulon pse refuzoi një rol në Marvel: Do shkatërronte karrierën time

Lapsi.al 27 October 2026

Amanda Seyfried zbulon pse refuzoi një rol në Marvel: Do

Aktorja e njohur Amanda Seyfried ka zbuluar arsyen pse refuzoi një rol në një prej sagave më të suksesshme të Marvel, duke pranuar se në atë kohë kishte frikë se filmi mund t’i dëmtonte karrierën.

Aktorja r “Mamma Mia!” ishte përzgjedhur për të luajtur personazhin e Gamorës në filmin “Guardians of the Galaxy”, të publikuar në vitin 2014. Megjithatë, roli përfundoi te aktorja Zoe Saldaña, e cila u bë pjesë e rëndësishme e universit kinematografik të Marvel.

Gjatë një bisede me SAG-AFTRA Foundation, Seyfried tregoi se në atë kohë nuk besonte se filmi do të kishte sukses.

“Për mua, refuzimi i ‘Guardians of the Galaxy’ ishte një vendim shumë i qartë në atë kohë. Mendova: ‘Ky film nuk do të bëhet hit. Pema dhe rakuni po flasin me njëri-tjetrin. Dhe të gjithë janë në hapësirë’”, tregoi aktorja.

Ajo pranoi se kishte frikë se një projekt i tillë mund të ndikonte negativisht në karrierën e saj, nëse nuk do të pritej mirë nga publiku.

“Do të shkatërrojë karrierën time nëse filmi dështon. Dhe ekziston një mundësi e madhe që të jetë i keq”, kujtoi ajo të ketë menduar në atë kohë.

Megjithatë, parashikimi i saj rezultoi i gabuar. Filmi u shndërrua në një sukses të madh, duke fituar më shumë se 700 milionë dollarë në mbarë botën, ndërsa vazhdimet dhe filmat e tjerë të lidhur me personazhet e sagës sollën të ardhura edhe më të mëdha.

Pavarësisht kësaj, aktorja 40-vjeçare theksoi se nuk është penduar për vendimin e saj.

“Natyrisht, e kisha gabim. Por sërish nuk e tërheq vendimin tim. E mora për veten time dhe për familjen që e dija se doja të krijoja”, u shpreh Seyfried.

Ajo shpjegoi gjithashtu se nuk e tërhiqte ideja për të kaluar orë të tëra në dhomën e grimit dhe për t’iu nënshtruar kërkesave fizike të një produksioni të tillë.

“Nuk mund të qëndroj pa lëvizur. Nuk më pëlqejnë skenat e rrezikshme fizike dhe kam frikë nga lartësitë. Gjithashtu, nuk më pëlqen të pretendoj për një botë të tërë. Kam nevojë për diçka ku mund të mbështetem”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI