
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor.
Protestuesit i kanë vendosur flakën kartonëve përpara godinës së Ministrisë.
Kjo, në shenjë revoltë ndaj keqqeverisjes. Studentët, pedagogët, por edhe qytetarët e zakonshëm ndodhen në protesta prej ditësh.
Ata shprehen se nuk negociojnë me kreun e qeverisë, por se kërkojnë largimin e Ramës.
Studentët kanë deklaruar se do të protestojnë në rrugët e Tiranës, deri në rrëzimin e kryeministrit, që e akuzojnë për keqmenaxhim.