
SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e ish-drejtorit juridik të Kayo-s, Ardit Hysa, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.
Top Channel bën me dije se gjatë sekuestrimit të telefonit të Aleks Markut, ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes, Ard Veliut dhe Ron Yeffet janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie.
