Flash

Gjendet pa jetë në 25-vjeçarja angleze në Durrës

Lapsi.al 8 October 2026

Gjendet pa jetë në 25-vjeçarja angleze në Durrës

Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në lagjen nr. 1, në Durrës.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, ndërsa shërbimi i Urgjencës Durrës ka gjetur në banesë shtetasen E. S., 25 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 25-vjeçares.

Në apartament është gjetur gjithashtu edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI