Flash

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

Lapsi.al 4 June 2026

Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë madje edhe parashikimet më pesimiste.

Të dhënat më të fundit zyrtare të INSTAT mbi ecurinë e moshës mediane dëshmojnë një përmbysje historike të strukturës moshore në vend, duke e zhvendosur Shqipërinë nga një prej kombeve me popullsinë më të re në Europë, në një shoqëri me moshë mediane sa mesatarja e Bashkimit Europian.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mediane e Shqiptarëve arriti në 45 vjeç në 1 janar 2026 (mosha mediane nënkupton ku 50% e popullsisë janë mbi këtë moshë dhe 50 % nën këtë moshë), duk u plakur me 7 muaj brenda një viti. Të dhënat për 2026 në Bashkimin Europian nuk janë kalkuluar ende, por në 1 janarin 2025 ky tregues ishte ishte 44.9 vjeç.

Nga viti 2014 në vitin 2026 mosha mediane e popullsisë shqiptare u rrit me 10.8 vite, ndërsa në BE gjatë kësaj periudhe ky tregues u rrit me vetëm 2.4 vite. Shqipëria u plak 4.5 herë më shpejt se BE-ja gjatë dekadës së fundit tregojnë të dhënat.

Ndërsa Bashkimi Europian ka ndjekur një ritëm plakjeje linear dhe të ngadaltë nga 2014, duke u rritur me mesatarisht 2 muaj në vit, ndërsa Shqipëria u rrit me 6 muaj çdo vit. Ky trend u përshpejtua veçanërisht në dy vitet e fundit, ku mosha mediane nga 43.4 vjeç në vitin 2024, arriti në 44.3 vjeç në vitin 2025 dhe së fundmi në vlerën rekord prej 45.0 vjeç në vitin 2026.

Kjo kurbë e mprehtë do të thotë se për herë të parë, gjysma e popullsisë shqiptare sot është mbi 45 vjeç, duke arritur apo edhe tejkaluar zyrtarisht nivelin e Bashkimit Europian me moshë mesatare 44.9 vjeç, me të dhënat e vitit 2025.

Ky fenomen i shpejtimit demografik shpjegohet me normën jashtëzakonisht të ulët të lindshmërisë dhe valëve të pandërprera të emigracionit që prekin kryesisht moshën e re dhe atë riprodhuese. Largimi i forcës vitale të punës ka lënë pas një strukturë popullsie që rëndohet me shpejtësi drejt moshave të thyera.

Pasojat e këtij transformimi pritet të jenë të thella dhe afatgjata për vendin. Tregu i punës do të përballet me mungesë te burimeve njerëzore dhe rritje të moshës mesatare të fuqisë punëtore, gjë që mund të frenojë produktivitetin dhe të dëmtojë konkurrueshmërinë e bizneseve vendase.

Nga ana tjetër skemat e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore do të pësojnë një presion të jashtëzakonshëm financiar, teksa raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve po ngushtohet në nivele kritike. Paralelisht, sistemi i kujdesit shëndetësor do të duhet të riorientohet urgjentisht drejt shërbimeve geriatrike dhe trajtimit të sëmundjeve kronike, duke kërkuar fonde më të larta publike. Zhvillimet demografike po rrezikojnë të kthehen në ngarkesën më të rëndë për zhvillimin e qëndrueshëm në dekadat e ardhshme./Monitor

 

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI