Flash

Më shumë se 3 orë poshtë zyrës së Ramës, mbyllet protesta: Nesër sërish në shesh!

Lapsi.al 3 June 2026

Protesta kundër projektit në Zvërnec ka përfunduar pas më shumë se tre orësh. Ndërkohë që në mbyllje të protestës, qytetarët kanë paralajmëruar nesër sërish protestë në orën 18:00.

Tubimi nisi me përplasje mes qytetarëve dhe policisë, pasi këta të fundit kishin blokuar rrugën te Ura e Lanës me gardh metalit. Por protestuesit ia dolën që të çajnë kordonin e policisë dhe të zhvendosen përpara kryeministrisë. Nga ana tjetër, policia nuk i kurseu protestuesit, duke hedhur ujë me presion me piper me tre autobotë të vendosur në shesh, të cilët më pas i zbrapsën.

Me pankarata në duar dhe flamuj, qytetarët i rezistuan edhe shiut, duke bërë thirrje për largimin e kësaj qeverie. “Narta është e jona”, “Mos ma prekni Nartën”, " Rama ik", Berisha në burg", Rama në burg", "Ke të fala nga Kukësi o Bush", Ivanka Trump mbaji duar larg Nartës", "Shqiptari nuk trembet nga pushteti", janë disa nga pankartat që mbanin qytetarët. Qytetarët u bënë thirrje përfaqësueve politikë që të mos bëhen pjesë e protestës.

Gjatë tubimit, qytetarët që mbajtën fjalime iu drejtua protestuesve edhe me mesazhe për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e provokimeve, duke theksuar se protesta duhet të mbetet paqësore dhe se do të vijojnë qëndrimin në shesh deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata theksuan se Shqipëria u përket qytetarëve të saj dhe se nuk janë ata që duhet të largohen, por përgjegjësi për situatën aktuale ka qeveria.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI