Flash

Shpërthimi në pikën e karburantit ‘Eida’ te 'Brryli', policia shoqëron 4 persona

Lapsi.al 9 September 2026

Katër persona janë shoqëruar nga policia lidhur me shpërthimin e ndodhur në një pikë karburanti EIDA në zonën e Brrylit në Tiranë.

Mes të shoqëruarve për t’u marrë në pyetje janë administratori i subjektit, punonjës të shërbimit, si dhe dëshmitarë pamorë që ndodheshin pranë vendngjarjes në momentin e shpërthimit.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes pritet të zgjerohen te personat përgjegjës për sigurinë dhe mirëmbajtjen e impiantit. Në orët në vijim, në polici pritet të shoqërohen për pyetje edhe inxhinieri dhe drejtuesi teknik i pikës së karburantit, dëshmitë e të cilëve do të shërbejnë për të verifikuar nëse janë respektuar normat teknike dhe protokollet e sigurisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI