Flash

Zbardhen dy vjedhje në Korçë, vihet në pranga autori

Lapsi.al 9 September 2026

Zbardhen dy raste vjedhjeje të ndodhura në qytetin e Korçës, ndërsa policia ka arrestuar një 18-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Operacioni është finalizuar nga Komisariati i Policisë Korçë, pas një hetimi dhe veprimeve të tjera procedurale për dokumentimin e dy ngjarjeve. Në pranga ka rënë 18-vjeçari me iniciale A.H., ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 18-vjeçari E.Ll.

Sipas policisë, dy të rinjtë dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një market në lagjen nr. 16 të qytetit të Korçës, ngjarje e ndodhur rreth një muaj më parë. Gjithashtu, gjatë hetimeve është dokumentuar edhe një tjetër vjedhje, e ndodhur disa javë më parë në një bar-kafe në lagjen nr. 9 të Korçës, ku dy të rinjtë dyshohet se kanë vepruar sërish së bashku.

Pas ekspertimit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë dhe kryerjes së veprimeve të tjera hetimore, policia ka bërë të mundur dokumentimin e dy rasteve të vjedhjes. Nga të dyja bizneset, autorët dyshohet se kanë marrë shuma parash dhe mallra. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI