Flash

Përshkallëzohet “lufta tregtare”/ Trump ndalon importin e një sërë produktesh kanadeze

Lapsi.al 9 September 2026

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përshkallëzohet, pasi administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur kufizime të reja ndaj importeve kanadeze. Masat e reja prekin një sërë produktesh, përfshirë pijet alkoolike, produktet e qumështit, birrën, verën, motoçikletat dhe disa lloje metalesh. 

Sipas Shtëpisë së Bardhë, disa prej produkteve do të ndalohen plotësisht nga importi në SHBA, ndërsa për produkte të tjera do të rriten tarifat doganore. Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 29 shtator.  

Administrata Trump akuzon Kanadanë se po “diskriminon” bizneset amerikane, duke vendosur kufizime ndaj produkteve amerikane, ndërsa nuk aplikon të njëjtat masa për mallrat që vijnë nga vende të tjera.  

Në listën e produkteve që do të ndalohen nga importi janë disa produkte të qumështit, përfshirë hirrën, birra joalkoolike, birra të prodhuara nga malti, një sërë produktesh vere, rumi dhe vodka, si dhe motoçikleta e mopedë.

Ndërkohë, tarifa më të larta do të aplikohen për produkte të ndryshme, mes tyre djathëra, letër, mobilje, dyshekë, alumin, hekur, varka me motor, karroca golfi dhe pjesë për pajisje peshkimi.

Vendimi amerikan vjen në të njëjtën ditë kur kanë hyrë në fuqi edhe kundër-tarifat e Kanadasë ndaj mallrave amerikane. Kryeministri kanadez Mark Carney paralajmëroi se shkëputja graduale nga SHBA-ja si partneri kryesor tregtar do të ketë një kosto, por sipas tij, kostoja e mosveprimit do të ishte edhe më e madhe. 

Të dyja vendet kanë shprehur më herët gatishmërinë për të arritur një marrëveshje tregtare, por negociatat e fundit dështuan në fund të gushtit dhe deri tani nuk janë planifikuar bisedime të reja. 

Lufta tregtare mes dy vendeve, të cilat historikisht kanë qenë aleate të ngushta dhe partnerë të rëndësishëm ekonomikë, ka shkaktuar shqetësim te bizneset në të dyja anët e kufirit. Ekspertët paralajmërojnë se përplasja mund të sjellë rritje të çmimeve dhe ulje të kërkesës për një sërë produktesh. 

Ndërkohë, Kanadaja ka nisur edhe një valë bojkotesh ndaj produkteve amerikane, veçanërisht ndaj pijeve alkoolike, në një shenjë të reagimit publik ndaj politikës tregtare të administratës Trump.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI