Flash

Protesta para Parlamentit/ Lirohen 19 personat e shoqëruar në polici

Lapsi.al 9 September 2026

Rreth 20 protestues janë shoqëruar në polici, pas tensioneve dhe përplasjeve para Parlamentit, gjatë seancës së parë plenare. Vetëm një prej tyre, Mustafa Veizi, u arrestua, ndërsa të tjerët u lanë të lirë. Mustafa Veizin, dyshohet se ka qëlluar me vezë drejt automjetit të deputetes së Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi.

Protesta e së martës u shoqërua me tensione të vazhdueshme mes qytetarëve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat para Parlamentit edhe në ditët në vijim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI