Flash

Shpërthim pranë stacionit të trenit në Augsburg/ Disa të plagosur, bllokohet qarkullimi

Lapsi.al 2 September 2026

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në afërsi të stacionit qendror të trenit në Augsburg, Gjermani. Ngjarja ka shkaktuar disa të plagosur lehtë dhe ka vënë në lëvizje një operacion të gjerë të policisë. 

Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi në një kalim të brendshëm të një godine pranë stacionit. Ende nuk është bërë e ditur se çfarë ishte objekti që shkaktoi shpërthimin, ndërsa hetuesit kanë nisur punën për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Disa persona kanë marrë dëmtime të lehta, kryesisht si pasojë e valës së goditjes. Nga shpërthimi janë thyer gjithashtu disa xhama në ndërtesat përreth. 

Pas incidentit, policia ka izoluar zonën dhe ka mbyllur përkohësisht godinën e stacionit, ndërsa një nga linjat e trenave është pezulluar si masë sigurie. Pjesa tjetër e shërbimit hekurudhor vijon, ndërsa udhëtarëve u është kërkuar të përdorin hyrjet veriore dhe jugore të stacionit. 

Ngjarja ka sjellë gjithashtu kaos në qarkullimin rrugor dhe transportin publik. Disa akse pranë stacionit janë mbyllur, ndërsa autobusët, tramvajet dhe trenat po përballen me vonesa dhe ndërprerje të përkohshme. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve të shmangin zonën e stacionit deri në përfundimin e ndërhyrjes dhe verifikimeve të policisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI