
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në mesnatë në Ishull-Lezhë. Mësohet se reth orës 00:00, në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.