Flash

Sarandë/ Tentuan të vrisnin një person katër muaj më parë, arrestohet një nga të kërkuarit

Lapsi.al 3 June 2026

Policia e Sarandës ka arrestuar një nga 3 të dyshuarit për vendosjen e një lënde plasëse në makinën e një personi në Sarandë katër muaj më parë. I ndaluari është I.K., banues në fshatin Shëndelli, ndaj të cilit Prokuroria ka ngritur dy akuza. Gjatë operacionit për kapjen e 21-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. 

Njoftimi i policisë Sarandë:

“Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe intensive, të kryera për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në ngjarjen e mëngjesit të datës 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “Identifikimi”.

Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi I. K., 21 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka nxjerrë urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

21-vjeçari akuzohet si bashkëpunëtor i shtetasve në kërkim G. T. dhe Xh. B., të cilët më datë 05.02.2026  kanë vendosur eksploziv në automjetin që drejtonte shtetasi M. Gj.

Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e të ndaluarit, ku u gjet një armë zjarri (pistoletë) me municion, e cila posedohej pa leje.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI