Flash

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK jep pretencën për kimistin kolumbian të organizatës

Lapsi.al 3 June 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit (SPAK) shpalli pretencën për Samir Rosales Rodriguez, kimisti që do të ekstradonte kokainën nga laboratori i Frakullës në Fier. Prokurori Adnan Xholi kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodriguez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit. Ai u arrestua në Kolumbi më 4 shtator të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve, Rodriguez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri. Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në pleh organik. Sipas SPAK, ajo llogaritet të ishte afro 480 kilogramë. Sipas SPAK, Samir Rosales Rodriguez akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet në ngarkim të ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë në dhjetor 2023, të akuzuar për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë të përzier me pleh kimik. Në dhjetor të vitit 2024, Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 89 vite burg për pjesëtarët e grupit. 

Viktor Çervanaku u dënua me 10 vite burg, Enxhi Ferhati me 8 vite burg, Klajdi Kodra me 11 vite e 4 muaj burg, Bledar Matoshi me 8 vite burg, Denilson Çervanaku me 11 vite e 4 muaj burg, Zenel Çervanaku me 9 vite e 4 muaj burg, Redion Meshi me 9 vite e 4 muaj burg dhe Marildo Rona me 8 vite burg, pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar. Ndërkohë, Julian Malaj u dënua me 2 vite burg për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI