Flash

Rikthehet Arben Ahmetaj/ Të hënën nxjerr audio-përgjime mbi skandalet e qeverisë

Lapsi.al 4 September 2026

Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, do të japë intervistën e pestë ditën e hënë në orën 20:45 në 'Çim Peka Live' në Syri TV.

Bëhet me dije se në këtë intervistë do të ketë të përfshira edhe audiopërgjime, që denoncojnë skandalet e qeverisjes së vendit.

“U kry. Behuni gati per dt 7 Shtator. Audio pergjime, dokumenta, gjithcka!’ - shkruan Peka në një postim në facebook ndërsa publikon dhe një foto ku ai ka dalë me Arben Ahmetajn"

Në intervistën e fundit që Ahmetaj dha në 8 Janar të këtij viti për "Çim Peka Live", denoncoi Ergys Agasin, i arrestuar sot me urdhër të SPAK.

Kjo është intervista e pestë e Arben Ahmetajt i cili në çdo intervistë ka denoncuar aferat korruptive dhe lidhjet me krimin të kryeministrit Edi Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI