Flash

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

Shërbim derë më derë, Kadastra përfundon evidentimin e banesave informale në zonën e Selitës së Madhe në Tiranë, afishohet lista (Emrat) 

Lapsi.al 4 September 2026

Procesi i evidentimit dhe trajtimit të banesave informale në zonën e Selitës së Madhe ka përfunduar, pas një pune në terren derë më derë të ekipeve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Zona ishte përcaktuar si prioritare për trajtimin në bllok të banesave, me synim evidentimin e situatës së pronësisë dhe përfundimin e procedurave për familjet që ende nuk dispononin dokumentacionin përkatës.

Gjatë procesit, ekipet e ASHK-së evidentuan në terren 733 ndërtesa. Nga verifikimet e kryera, 364 banorë kanë konfirmuar se janë tashmë të pajisur me dokumentacion pronësie, ndërsa për një pjesë të banesave është vijuar me procedurat e legalizimit dhe regjistrimit.

Një rezultat konkret i procesit është pajisja e 41 familjeve me vendim legalizimi, vendime të cilat tashmë janë regjistruar në regjistrin kadastral. Këta banorë mund të aplikojnë menjëherë për pajisjen me certifikatë pronësie, hartë dhe kartelë të pasurisë.

Ndërkohë, për 96 familje, procedura do të përfundojë pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm. ASHK ka bërë publike listat emërore, së bashku me dokumentet që duhet të dorëzojë secili banor, me qëllim që procesi të vijojë pa vonesa.

Në terren janë evidentuar edhe raste ku ekipet nuk kanë mundur të kenë akses në banesë. Bëhet fjalë për 46 banesa, për të cilat trajtimi do të vijojë sapo banorët të vendosin kontakt me Drejtorinë Vendore ASHK Tirana Rurale 1.

Një tjetër kategori e evidentuar gjatë verifikimeve janë 186 banesa të paaksesueshme, të cilat, sipas të dhënave të regjistrit kadastral, rezultojnë se janë tashmë të pajisura me titull pronësie.

ASHK bën me dije se listat emërore të përfituesve të vendimeve të legalizimit, si edhe listat e banorëve që duhet të plotësojnë dokumentacionin pranë Drejtorisë Vendore ASHK Tirana Rurale 1, janë publikuar në faqen zyrtare të institucionit, në rubrikën “Afishime”.

Përfundimi i trajtimit në bllok në Selitën e Madhe është pjesë e qasjes së ASHK-së për të kaluar nga trajtimi individual i dosjeve drejt ndërhyrjeve të organizuara në zona prioritare, duke synuar evidentimin në terren të të gjitha banesave dhe orientimin e çdo familjeje drejt hapit konkret që duhet të ndjekë për formalizimin dhe regjistrimin e pronës.

Listat emërore të përfituesve të vendimeve të legalizimit dhe të banorëve që duhet të dorëzojnë dokumentacion pranë Drejtorisë Vendore ASHK Tirana Rurale 1 janë publikuar në faqen zyrtare të ASHK-së, në rubrikën “Afishime”.

Linku me emrat.

https://www.ashk.gov.al/2026/09/04/njoftim-per-zonen-prioritare-selite-e-madhe-njesia-administrative-nr-5-tirane/

Të këshilluara

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI