
Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së hënë, 26 tetor, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu në zona të ndryshme të vendit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga vranësira, ndërsa gjatë paradites pritet shtim i mundësisë për reshje.
Shiu parashikohet të jetë më i pranishëm gjatë orëve të mesditës, kryesisht në intervalin 11:00–14:00, ndërsa mundësia e reshjeve gjatë ditës arrin në rreth 56 për qind
Pasditja pritet të sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, me ndërprerje të reshjeve dhe intervale me diell. Në orët e mbrëmjes parashikohet mot kryesisht i kthjellët.