Flash

Regjistrohen dy vatra zjarri në Prrenjas, shmanget rreziku për banesat

Lapsi.al 20 July 2026

Dy vatra zjarri janë regjistruar gjatë orëve të fundit në territorin e bashkisë së Prrenjasit, njëra në fshatin Skënderbe të njësisë administrative Rrajcë dhe tjetra në njësinë administrative Qukës. Flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën, duke rritur rrezikun për përhapjen e tyre drejt sipërfaqeve të tjera. Falë reagimit të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Prrenjas, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe banorët e zonave të prekura, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e të dy vatrave, duke parandaluar që flakët të afroheshin pranë banesave.

Sipas informacioneve nga këto zjarre nuk ka pasur dëme në njerëz. Janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe djegie të disa sipërfaqeve të prekura nga flakët. Ndërkohë, bashkia u ka bërë sërish apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta, duke mos ndezur zjarre në natyrë, duke mos hedhur bishta cigaresh apo materiale të ndezshme në ambiente të hapura dhe duke njoftuar menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri të konstatuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI