Flash

Sot Kuvend/ PD mbledh deputetët për të vendosur nëse do shkojnë në seancë

Lapsi.al 20 July 2026

 

Demokratët po mendojnë rikthimin në Parlament para se ai të mbyllë dyert, për të marrë pushimet e verës. Gazmend Bardhi porositi me mesazh deputetët që të përgatiten për skenarin e pjesëmarrjes në seancë plenare, ndonëse vendimi final do merret në seli vetëm 1 orë para mbledhjes së Parlamentit ku kryefjalën do e kenë rezolutat e institucioneve te drejtësisë.

“Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli. Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njofton kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. Demokratët nisën bojkotin e seancave më 2 korrik, ditë kur qytetarët rrethuan Parlamentin. Para se politika të marrë pushimet, qytetarët kanë në plan sërish t’i prishin qetësinë, pasi kanë lajmëruar protestë. Mes bojkotit të opozitës, refuzimit të mazhorancës dhe protestës së qytetarëve, Kuvendi mbyll javën e ardhshme punimet me një bilanc ku përplasja fitoi ndaj dialogut.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI