Flash

Rama me ambasadoren e BE në krah: Protestuesit do marrin përgjigje penale dhe administrative

Lapsi.al 5 November 2026

Rama me ambasadoren e BE në krah: Protestuesit do marrin përgjigje

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me ambasadoren e BE, Sofia Moreira de Sousa paralajmëroi masa ligjore dhe administrative ndaj protestuesve.

Rama nuk përmendi dhunën policore ndaj të rinjve, por paralajmëroi vetëm masa për protestuesit.

“Unë nuk jam më as student dhe as pedagog, por vij nga një rrugë ku kam qenë student dhe pedagog dhe ku, bashkë me studentët, kam dalë kundër një regjimi real dhe jo një regjimi imagjinar, vetëm për një arsye: për të qenë i lirë. Kush mendon se me trembje, frikë apo dhunë do të ketë impakt tek unë, i ka bërë llogaritë gabim. Dhe do ta marrë përgjigjen edhe penalisht, edhe administrativisht, si ata që ngrenë dorën kundër policisë, ashtu edhe ata që bllokojnë rrugët”, tha Rama. 

Sigurisht Kryeministri u ndal edhe te pretendimet për përfshirjen e aktorëve të huaj në protestat në Shqipëri. Ai tha se ndikimi i tyre është real dhe përmendi Iranin, duke këmbëngulur se nuk ka pretenduar që protestat janë organizuar nga Teherani, por se, sipas tij, ka fakte për përfshirjen e tij.

“Është e lehtë të bësh ironi me përfshirjen e aktorëve të huaj, por përfshirja e tyre në protestë është reale. Nuk isha unë apo një përfaqësues shqiptar, por një nga personalitetet e Francës që para pak ditësh tha shprehimisht që Shqipëria ka qenë pjesë e një lufte hibride. Nuk kam thënë kurrë që protestat i organizoi Irani, por duart e tij janë në bulevard dhe janë me fakte”, u shpreh kryeministri.

Rama pretendoi gjithashtu se struktura digjitale iraniane, të cilën e cilësoi si aktive në shpërndarjen e videove me zogj, ishte përfshirë edhe në Francë.

“Çuditërisht, ushtria digjitale iraniane, e identifikuar si shumë aktive në shpërndarjen e videove me zogj, u shfaq aktive në goditjen që iu bë Parisit. Këto janë fakte”, deklaroi Rama. 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI