Flash

Blegtoria në krizë, Shoqata e Blegtorëve kërkon rritje subvencionesh dhe pagesa në kohë

Lapsi.al 5 November 2026

Blegtoria në krizë, Shoqata e Blegtorëve kërkon rritje

Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit (BPQ) ngre shqetësimin për situatën e vështirë në të cilët ndodhet sektori për shkak të subvencioneve të pamjaftueshme dhe burokracive administrative në përfitimin e fondeve publike.

Faktorët kryesorë që sipas Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit po rëndojnë sektorin, janë ngrohja globale, dëmet nga fatkeqësitë natyrore, mungesa e skemave të sigurimit, pasiguria e tregut, rritja e çmimeve të inputeve bujqësore dhe mungesa e fuqisë punëtore. Shoqata shprehet se fermerët shqiptarë, në vend që të mbështeten dhe të stimulohen për të rritur prodhimin vendas, po përballen me vështirësi të shumta ekonomike dhe administrative. Një shqetësim i veçantë lidhet me mënyrën se si trajtohen aplikuesit nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Sipas BPQ-së, edhe fondet e vëna në dispozicion për investime shpesh shoqërohen me procedura të gjata burokratike, kërkesa të përsëritura për dokumentacion dhe pengesa që vështirësojnë realizimin e investimeve.

“Është koha që institucionet përgjegjëse të kuptojnë se fermeri nuk është përfitues që duhet të trajtohet si i dyshuar, por është një sipërmarrës që investon kapitalin e tij, merr përsipër rreziqe të mëdha dhe siguron prodhimin vendas, punësimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Nuk mund të kërkojmë më shumë prodhim vendas, më shumë investime dhe më shumë konkurrueshmëri, ndërkohë që vetë institucionet krijojnë pengesa për ata që prodhojnë”, pohohet në letrën e tyre.

Shoqata e Blegtorëve prodhues të qumështit shprehet se disa nga problematikat më shqetësuese janë:

   1. Skualifikime për arsye burokratike

Fermerët përballen me interpretime të ndryshme administrative lidhur me dokumentacionin, statusin dhe kushtet e investimeve, duke u skualifikuar për arsye formale, shpesh pa marrë në konsideratë realitetin dhe qëllimin e investimit.

   2. Ulje të pajustifikuara të vlerës së investimeve dhe kërkesa të pafundme dokumentacioni

Gjatë procesit të kualifikimit kërkohen ulje të çmimeve, nuk pranohen shpenzime të caktuara, zgjaten afatet dhe kërkohet dokumentacion i përsëritur, shpjegime dhe relacione të shumta, duke e bërë procesin të lodhshëm dhe të paparashikueshëm.

   3. Kontrata të lidhura pa afate realiste

Lidhja e kontratave bëhet shpesh pa u garantuar koha e mjaftueshme për realizimin e investimeve, prokurimin dhe blerjen e makinerive apo pajisjeve të nevojshme. Fermeri detyrohet të përmbushë afate që nuk përputhen me realitetin e tregut dhe të zbatimit të investimeve.

   4. Mungesë bashkëpunimi dhe kontrolle të vonuara

Në vend të një fryme bashkëpunimi dhe mbështetjeje, fermerët përballen me një qasje administrative negative dhe me kontrolle të kryera me vonesë, të cilat në shumë raste krijojnë më shumë pengesa sesa zgjidhje.

    5.Penalizim për dokumente dhe afate që nuk varen nga fermeri

Fermerët paragjykohen dhe rrezikojnë skualifikimin për mungesë dokumentesh shtetërore, si leje ndërtimi, certifikata përdorimi dhe dokumente të tjera, afatet e sigurimit të të cilave varen nga institucionet publike dhe jo nga vetë fermeri.

   6. Krijimi i pengesave të vazhdueshme për realizimin e pagesave

Në shumë raste krijohen komisione, ngrihen pretendime të ndryshme dhe kërkohen sqarime të njëpasnjëshme, duke e zvarritur procesin dhe duke krijuar pasiguri lidhur me përfitimin e fondeve të miratuara.

   7. Shkurtimi i fondeve dhe kërkesa për kthimin e parapagimeve

Fermerët përballen me reduktime të vlerës së investimeve, skualifikime dhe kërkesa për kthimin e fondeve të parapaguara, shpesh duke u vendosur përballë detyrimeve të rënda financiare dhe pasojave që rrezikojnë vetë ekzistencën e aktivitetit të tyre.

   8. Vonesat në pagesat e skemave kombëtare

Pagesat e skemave kombëtare kryhen me vonesa, duke dëmtuar planifikimin financiar të fermerëve dhe duke ua vështirësuar përballimin e kostove të prodhimit. Blegtorët dhe fermerët kërkojnë politika reale mbështetëse, procedura transparente, afate të arsyeshme, institucione bashkëpunuese, pagesa në kohë dhe trajtim të drejtë të çdo fermeri. Fondet publike sipar tyre duhet të shërbejnë për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, jo të kthehen në një instrument burokratik për të s’kualifikuar fermerët./Monitor

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI