
Qeveria e Kosovës i ka dërguar Kuvendit përgjigjen lidhur me nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Vendimi është marrë të premten, në një mbledhje elektronike të Qeverisë. Dokumenti vlerëson se nisma nuk përbën pengesë ligjore.

Sipas njoftimit të Qeverisë, përgjigjja për kërkesën e Kuvendit përfshin tri vlerësime kryesore: opinionin ligjor për përputhshmërinë e nismës me acquis të Bashkimit Evropian, vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot. 1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar’”, thuhet në njoftim.
Votimi i këtij ligji të shumëkrkuar nga PDK pritet t'i hapë rrugë edhe zgjedhjes së Presidentit të vendit. /LAPSI.al