Flash

Mungoi në ceremoninë e ambasadorit amerikan, Berisha shfaqet në Korçë: Shqipëria e ripërtërirë kërkon një PD të ripërtërirë

Lapsi.al 2 October 2026

Mungoi në ceremoninë e ambasadorit amerikan, Berisha shfaqet në

Kreu i PD-së Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e inagrumit të ambasadorit të ri amerikan në Tiranë. Me shumë mundësi për të s'do të kishte pasur ftesë, sic nuk pati në fakt për shumë politikanë të tjerë në vend. 

Por ai mbajti këtë pasdite një takim në Korcë për atë që ai e quan ripërtëritje e Partisë Demokratike. 

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se një Shqipëri e ripërtërirë kërkon vetëm një PD të ripërtërirë.

“Kjo beteja e jona është për të ripërtërië Shqipërinë. Askush s’ka pse të na votojë ne për ato që kemi bërë apo për qëndresën, të gjithë do të na vlerësojnë ne me ripërtëritjen që do u paraqesim atyre, me vlerat me të cilat do  të dalim para tyre, me të rinjtë të cilët do të tërheqim në radhët tona, me zonjat e zonjushat të cilat sot janë shumica absolute e kombit në Shqipëri për rrethana të caktuara. Nëse Kuvendi dhe forumet e tjera me votë e shprehën me besnikëri ndaj jush këtë motiv tani na përket ne të gjithë të tjerëve ta shprehim në çdo përpjekje tonë në seksion, grupseksion.

Shqipëria e ripërtërirë kërkon vetëm një PD të ripërtërirë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI