Flash

Ankimohen gjobat e GJKKO ndaj avokatëve

Lapsi.al 2 October 2026

Ankimohen gjobat e GJKKO ndaj avokatëve

Katër avokatë, Arben Peçi, Dorian Matlija, Gjon Kodra dhe Eduart Qehaja, kanë kundërshtuar në rrugë ligjore gjobat e vendosura ndaj tyre nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas mungesës së tyre në seanca gjyqësore.

Mungesat kanë ndodhur për shkak të bojkotit nga avokatët, për shkak të rregullores censuruese në GJKKO. Dhoma Kombëtare e Avokatisë kishte vendosur bojkot pa afat të seancave në GJKKO dhe më pas edhe masave të sigurisë, pas debatit për rregulloren, e cila ndër të tjera kufizon futjen e telefonave celularë në sallat e gjyqit.

Në këtë situatë, disa seanca kanë dështuar , ndërsa ndaj avokatëve që kanë mungur janë marrë masa me gjobë, nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja. Dorian Matlija ka qenë ndër avokatët që e ka kundërshtuar publikisht mënyrën e zbatimit të rregullores.

Avokatët kundërshtojnë masat dhe kërkojnë ‘revokimin e gjobës’ duke i lidhur mungesat e tyre me qëndrimin kolektiv të avokatisë ndaj rregullores së re.

Për gati një muaj në Gjykatën e shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është zhvilluar asnjë gjyq. Pas gushtit të pushimeve, vetëm javën e parë të muajit u zhvilluan disa seanca gjyqësore, ndërsa që prej 9 shtatorit, kur avokatët nisën bojkotin kundër rregullores censuruese të GJKKO, kanë dështuar të gjitha proceset, përfshi edhe ato ndaj emrave ‘vip’ të politikës dhe krimit të organizuar.

E fundit ajo e kësaj të marte ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt. Gjyqtarja Elsa Ulliri jo vetëm që gjobiti avokatët me nga 10 mijë lekë të reja për shkak të mungesës por edhe pezulloi afatet e paraburgimit për Veliajn, i vetmi me masë sigurie arrest me burg nga dosja e tij.

Pra, pasoja e zbatimit të një rregulloreje po bien mbi të pandehurit, jo vetëm me zvarritjen e proceseve ndaj tyre por edhe me rëndë, si në rastin e Veliajt apo Metës me pezullim të afateve të paraburgimit. Të arrestuarit penalizohen edhe me moshqyrtim të kërkesave të tyre për rishikim të masave të sigurisë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI