
Gjykata rrëzoi kërkesën e producentit Petri Bozo i cili kërkoi të ndryshonte masa nga arrest në shtëpi ne detyrim paraqitje.
Bozo kishte dorëzuar disa ftesa ku sipas tij nga data 24 tetor deri në 6 nëntor duhet të ishte i pranishëm në eventin e Miss Globe në Tajlandë.
Gjyqtarja e Elbasanit Suela lika vlerësoi se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës dhe shpalli arrest shtëpiak për të.