Flash

PS në Maliq kundër shkrirjes së bashkisë

Lapsi.al 13 August 2026

Socialistët e Maliqit shprehen kundër projektit të qeverisë për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Korçën. Këshilli Bashkiak i Maliqit, ka nisur dëgjësat me banorët  e njësive administrattive të cilët kundërshtojnë njëzëri hartën e re territoriale të propozuar nga PS. Vetë kryetari i PS së Maliqit, Ornid Demollari doli publikisht kundër draftit të partisë së tij,  me arsyetimin se largon shërbimet nga banorët

Deklaratën Demollari e bëri pas takimeve të zhiilluat në njësisnë administrative Libonik, ku banorët thanë se kundërshtojnë me forcë bashkimin e  Maliqit me Korçën, ndërsa akuzuan qeverinë se merr vendime pa u konsultuar me qytertarët e prekur nga shkrirja

Konsultimet do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Maliqit, ndërsa Këshilli Bashkiak pritet të miratojë qëndrimin e tij në një mbledhje të posaçme më 20 gusht. Materiali do t’i përcillet më pas Kuvendit, ndërsa diskutimi për reformën territoriale pritet të rikthehet në muajin tetor.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI