Flash

Danubi bie në minimum historik, mbyllet prej thatësirës termocentrali i fundit bërthamor në Rumani

Lapsi.al 13 August 2026

Rumania është në një gjendje emergjence energjetike, pasi niveli historikisht i ulët i Danubit ka çuar në mbylljen e dy reaktorëve bërthamorë të Cernavodës. Dy njësitë, të cilat mbulojnë 20% të prodhimit vendas të energjisë elektrike, u nxorën jashtë funksionit për shkak të thatësirës së zgjatur.

Autoritetet u bënë thirrje bizneseve dhe familjeve të kufizojnë konsumin e energjisë elektrike, ndërsa vunë në punë një termocentral me linjit prej 330 Mw për të përmbushur nevojat. Mediat shkruajnë se qeveria ka hartuar një plan emergjence për ndërprerje graduale të energjisë elektrike për industrinë, në rast se situata e energjisë përkeqësohet.

Ndërprerjet do të kryhen në faza dhe pas njoftimit paraprak të bizneseve. Autoritetet ishin përpjekur në çdo mënyrë të parandalonin mbylljen e reaktorit të fundit në Çernavodë, madje duke përdorur ndërhyrje të paprecedentë në Danub.

Ndër të tjera, një pengesë shkëmbore u hodh në erë, shtrati i lumit u thellua dhe barka plot me shkëmbinj u fundosën në një përpjekje për të ridrejtuar rrjedhën e ujit drejt zonës së centralit bërthamor. Për të parandaluar mbylljen e reaktorëve, autoritetet kryen ndërhyrje në shtratin e lumit Danub, duke përfshirë heqjen e pengesave shkëmbore dhe thellimin e lumit.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI