Flash

Situata në Dibër shqetësuese/ Zjarri në Lurë alarmant, flakët afrohen rreth 50 metra pranë banesave

Lapsi.al 13 August 2026

Situata e zjarreve në qarkun Dibër vijon të jetë problematike, me dy vatra aktive të raportuara gjatë ditës së sotme. Më shqetësuese paraqitet situata në Parkun Kombëtar të Lurës, ku zjarri në vendin e quajtur Maja e Ruveshit, mbi fshatin Borie Lurë, ka marrë përmasa të reja gjatë natës. 

Sipas autoriteteve vendore, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve dhe ka rritur ndjeshëm perimetrin e zjarrit. Vatra është shtrirë në tre drejtime, nga ana e fshatit Gurë Lurë, në drejtim të Fushë Lurës, ndërsa flakët janë afruar edhe poshtë malit, duke iu afruar rreth 50 metra disa banesave në fshatin Borie Lurë. Situata përshkruhet si shumë e vështirë dhe alarmante, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se me rritjen e temperaturave zjarri mund të bëhet edhe më i vështirë për t’u menaxhuar. 

Në operacionin për përballimin e situatës janë angazhuar 15 efektivë të MZSH-së, 10 efektivë të shërbimit pyjor, 12 forca të ADZM-së, dy punonjës të emergjencave civile të bashkisë, 20 forca bashkiake, 15 vullnetarë, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 10 punonjës të Policisë së Shtetit.  

Autoritetet po vijojnë ndërhyrjen në terren, me fokus kryesor frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe banorëve të zonës.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI