Flash

I dyshuar për spiunazh/ Arrestohet një person në Merdarë

Lapsi.al 13 August 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar me inicialet F.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. 

Arrestimi është kryer në pikën kufitare të Merdarës, në Podujevë, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje mbi aktivitetet për të cilat dyshohet i arrestuari, ndërsa nuk është konfirmuar nëse rasti lidhet me ndonjë shërbim të huaj inteligjence. 

Prokuroria Speciale ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vijojë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Sipas legjislacionit të Kosovës, spiunazhi konsiderohet vepër e rëndë penale dhe, në rast të shpalljes fajtor, parashikohet dënim me të paktën pesë vjet burgim.

Arrestimi i fundit vjen në një periudhë kur autoritetet kosovare kanë zhvilluar disa hetime dhe arrestime të tjera nën dyshimet për veprimtari spiunazhi në favor të shërbimeve serbe të inteligjencës.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI