Flash

Përshkallëzohet zjarri pranë Tiranës/ Digjet një shtëpi në Priskën e Madhe

Lapsi.al 13 August 2026

Zjarri aktiv prej ditësh në Priskë të Madhe ka marrë përmasa të mëdha duke u përhapur me shpejtësi drejt Lundrës, Farkës së Madhe dhe Gurrës, ku përveç sipërfaqeve të shumta me bimësi e ullishte, ka djegur një shtëpi të pabanuar dhe ka detyruar evakuimin e tre familjeve.

Situata mbetet e rënduar edhe për blegtorët e zonës, pasi dhjetëra bagëti kanë mbetur të bllokuara në zonat pyjore të përfshira nga flakët me dyshimin se një pjesë e tyre mund të kenë ngordhur. 

Përballë këtij rreziku serioz për banorët dhe pronat e tyre, operacioni i shuarjes po vijon me ndërhyrje masive nga toka dhe ajri, ku dy helikopterë po furnizohen me ujë në Liqeni e Farkës për të goditur vatrat kryesore.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI