Flash

Protesta merr përmasa masive: Shqipëria nuk është në shitje

Lapsi.al 1 June 2026

Ka nisur protesta e dytë radhazi në Tiranë, në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme. Ata marshuan në këmbë drejt Kryeministrisë, ndërsa thërrasin “dorëheqje”.

Qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane të drejtpërdrejta politike si “Rama në burg, Berisha në burg”. Protestuesit fajësojnë të dy krahët e politikës për atë që po ndodh në Zvërnec. 

Një ditë më parë mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjeve në rrjetet sociale për të protestuar në kryeqytet. Një tubim marashim që nisi te Drejtoria e Policië së Tiranës, vijoi drejt Ministrisë së Brendshme dhe përfundoi para Kryeministrisë. 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI