Flash

Edhe Fredi Beleri reagon për Zvërnecin (Intervista në mediat greke)

Lapsi.al 1 June 2026

Teksa debati për Zvërnecin po kalon nga protestat në terren në një çështje diplomatike mes Tiranës dhe Athinës, në skenë ka dalë Fredi Beleri, i cili ka vendosur ta valëvisë edhe ai pak flamurin e kundërshtimit ndaj projektit turistik që po zhvillohet në zonë.

Në një intervistë për televizionin grek Skai, Beleri foli me tone akuzuese ndaj qeverisë shqiptare se po ecën përpara me projektin në mënyrë arbitrare, pa marrë parasysh banorët e zonës dhe pa u zgjidhur më parë çështjet e pronësisë. Sipas tij, proceset gjyqësore të ngritura nga banorët vijojnë ende dhe nuk janë shqyrtuar përfundimisht.

Por pjesa më interesante e deklaratës lidhet me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Ndërsa në Shqipëri emri i Kushnerit është përdorur prej muajsh si simboli i investimit gjigand që po afron në bregdetin e Vlorës, Beleri pretendon se qeveria shqiptare po e përdor atë si një lloj “gogoli” për të mbyllur gojën e kundërshtarëve të projektit.

Sipas eurodeputetit, kompanitë që shfaqen realisht pas investimit janë shqiptare, ndërsa emri i Kushnerit shërben më shumë si mburojë politike dhe mediatike sesa si përgjigje për pyetjet që po ngrihen nga banorët.

Duke komentuar incidentet e së shtunës, ku gjatë protestave u plagos edhe një shtetas grek, Beleri foli për “ngjarje të paprecedenta” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk dëshiron transparencë për atë që po ndodh në Zvërnec.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI