Flash

Dyshime për tjetërsim pronash në Zvërnec, SPAK kontrolle në Tiranë e Vlorë

Lapsi.al 1 June 2026

Në kulmin e përplasjeve fizike dhe debatit për pronësinë e plazhit të Dalanit në Zvërnec, Prokuroria e Posaçme SPAK, ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm me kryerjen e disa kontrolleve në qytetin e Vlorës dhe Tiranës.

Mësohet se në qëndër të këtyre kontrolleve ka qënë avokati Pëllumb Petritaj që ka përfaqësuar familjen e Artur Shehut dhe administratori i kompanisë “InfraKonsult”, Redi Struga.

Kontrollet janë kryer mëngjesin e sotëm, duke sekuestruar dokumenta, telefona dhe paisje kompjuterike.

Sicc bëhet me dije, kontrollet janë urdhëruar për mbledhjen e provave që lidhen me një skemë të dyshuar të përvetësimit dhe falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë në këtë zonë bregdetare.

Mes personave ku po ushtrohet kontroll është edhe Pëllumb Petritaj, ish-avokat, i cili dyshohet se ka luajtur rol në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në favor të Artur Shehut.

Kontroll po mbahen edhe te Redi Struga, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k./Syri.net

 

Të këshilluara

Telat me gjemba të Zvërnecit/ Pikat ku manipuloi Edi Rama

Kryeministri e justifikoi rrethimin e pronës private me lejen e infrastrukturës të lëshuar per te kryer studimin mjedisor. Por vallë për këtë qëllim u angazhuan nje kompani sigurie "e neveritshme" badigardë të dhunshëm dhe tela me gjemba? Per kaq gënjeupolicia e shtetit?

12:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI