Flash

Ndërtimet në Zvërnec/ Rama: S’ka ende projekt arkitektonik të miratuar e as studim mjedisor!

Lapsi.al 1 June 2026

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama tha se fillimisht investitorëve i është refuzuar projekti për të ndërtuar në Zvërnec dhe se leja i është dhënë master planit pasi janë plotësuar kushtet e vendosura. Rama thotë se deri më tani nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar e as një studim mjedisor të përfunduar. Ndër të tjera Rama tha se kompania investitorë në Zvërnec, do të gjobitet për gardhin me gjemba, i vendosur për të rrethuar kantierin.

 
“Aplikimi është paraqitur pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit më 10.09.2024. Në mbledhjen e datës 25.09.2024, KKT e ka rrëzuar projektin dhe ka kërkuar që të zvogëlohet intensiteti i ndërtimit dhe të sigurohet ruajtja e lagunës.

Projekti është miratuar vetëm pasi janë plotësuar kushtet e vendosura. Në vitin 2024 nuk është miratuar një projekt arkitektonik dhe nuk ka as sot që flasim, pavarësisht se ju jeni zemëruar me të drejtë për atë që keni dëgjuar. Sot nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar, ai nuk ekziston. Ajo që shihni nëpër filmat që duan t’ju nxisin, janë materiale të krijuara sipas logjikës ‘walk the dog’. Leja e masterplanit ka përcaktuar zonën zhvillimore, si dhe parametrat teknikë dhe urbanistikë.

Pasi projekti u refuzua, investitorët kanë angazhuar pesë studio arkitekturore nga më të mirat në botë. Së bashku me këto studio, kompania ka angazhuar edhe një grup inxhinierësh dhe ekspertësh mjedisorë ndër më të mirët në botë, të cilët edhe sot vazhdojnë të punojnë për përgatitjen e studimit mjedisor. Ne ende nuk e kemi atë studim.

 Sot, e gjithë kjo luftë zhvillohet për një gardh me tela me gjemba, për të cilin kompania ka marrë përsipër të paguajë një gjobë të konsiderueshme. Ndërsa për dhunën e ushtruar, ajo kompani sigurie nuk do të punojë më në Shqipëri. Keni parë që investitorët kanë ardhur. Ka ardhur edhe ajo zonja në Vlorë, jo për pushime apo për fotografi, por së bashku me arkitektët dhe inxhinierët”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI