Flash

Hapet me forcë dera e shkollës 9-vjeçare “Selam Musai” në Vlorë, autorët shkaktuan dëme materiale

Lapsi.al 1 June 2026

Gjatë natës së djeshme disa persona ende të paidentifikuar kanë hapur me forcë shkollën 9-vjeçare “Selam Musai” në fshatin Babicë e Madhe. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se ata kanë hyrë në ambientet e saj dhe kanë shkaktuar dëme materiale.

Dëmtime janë konstatuar në dyer të shkollës, materiale dhe pajisje shkollore, ndërsa ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë send nga ambientet e shkollës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshirë edhe ato mallra që Shqipëria ka të gjitha kapacitetet dhe kushtet klimatike t’i prodhojë vetë. Sipas dhënave zyrtare nga INSTAT sasia e përgjithshme e importeve të ushqimeve shënoi rritje me 16.1% në janar -prill 2026 krahasuar me të.

08:52

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI