Flash

Zvërneci/ Rama: U mahnita nga Greqia, nuk ka dhunë shtetërore

Lapsi.al 6 January 2026

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar qeverinë greke për reagimin e kësaj të fundit për incidentin që ndodhi në Zvërnec, ku një roje private tërhoqi një protestues.

“Kam parë imazhe të projektit, projekti i vjetër do të ju informoj është rrëzuar dhe është rrëzuar nga administrata shqiptare. Jo se ishte i keq por ne donim më shumë, më shumë për ju dhe jo për vete,. Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh dhe negociatat me pronarët janë çështje mes palëve që nuk kemi hyrë dhe nuk kemi pasur interes të hyjmë. 

Ne jemi të fokusuar tek Sazani për të cilin nuk kanë përfunduar negociatat sepse ne duam pjesën e shtetit shqiptar. Rrethimi i pronës është bërë bazuar tek leja e zhvillimit që nuk është leje e ndërtimit. Rrethimi i pronës është e drejtë e çdo pronari. 

A ka pretendime për pronësi në atë territor, për herë të parë dëgjova që paska popullsi homogjene greke. Ndoshta jam unë injorant.

U mahnita nga deklarata e ministrisë së Jashtme e Greqisë, por nuk ishte një akt dhune shtetërore, siç ndodh me shqiptarët në burgjet e Greqisë, apo në rrugë e Greqisë. Ishte një akt dhunë nga një grup rojesh private dhe të ngrihet shteti në këmbë dhe të nënvizoi se etninë nuk i shërben marrëdhënieve tona që janë në ditët e tyre më të mira. Pretendimet janë legjitime”, tha mes të tjerash Rama. 

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI