Flash

Ndërron jetë babai i Ilir Metës, ish-presidenti merr leje për varrimin në Skrapar

Lapsi.al 1 June 2026

Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi teksa po hynte në SPAK. "Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh? Prandaj jam pak kshu sot..." i ka thënë ajo gazetarëve teksa hynte në SPAK.

 Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 ndërsa mësohet se i është dhënë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit, i cili do të përcillet për në banesën e fundit në Skrapar.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se familja e tij po përjeton një dhimbje të madhe, ndërsa bën të ditur se ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet më 2 qershor, në orën 12:00, në vendlindjen e të atit, në Çepan të Skraparit.

“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës, Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta. Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit. Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t'ju a komunikojmë në vijim" shkruan Meta 

Të këshilluara

Telat me gjemba të Zvërnecit/ Pikat ku manipuloi Edi Rama

Kryeministri e justifikoi rrethimin e pronës private me lejen e infrastrukturës të lëshuar per te kryer studimin mjedisor. Por vallë për këtë qëllim u angazhuan nje kompani sigurie "e neveritshme" badigardë të dhunshëm dhe tela me gjemba? Per kaq gënjeupolicia e shtetit?

12:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI