Flash

Berisha në parlament, PD pro investitorit në Zvërnec

Lapsi.al 1 June 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në mbështetje të investimit në Zvërnec, madje duke akuzuar qeverinë se po largon investitorët e huaj dhe po krijon konflikte artificiale për interesa të ngushta politike dhe ekonomike.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Berisha tha se Partia Demokratike mbështet investimet e huaja, por njëkohësisht mbron të drejtën e pronës dhe zbatimin e ligjit. Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhjen e konflikteve të pronësisë i takon shtetit dhe jo investitorit.

Duke iu referuar zhvillimeve në Zvërnec dhe konfliktit në Aeroportin e Vlorës, Berisha akuzoi qeverinë se po përpiqet të largojë investitorët dhe se po injoron vendimet e Gjykatës së Lartë.

“Investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e Shqipërisë. Vetëm në fushën e energjetikës 2 miliardë euro, projekti historik i TAP, Kaskada e Devollit, Kaskada e Fanit. Përveç këtyre, nga 2008-2013 investimet e huaja u rritën nga 1.2 në 1.4 miliardë euro.

Çfarë ndodh tani? Partia Demokratike mbështet investimin e huaj dhe ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Po e largoni. Ju më votuat mua, jam njeriu që më keni votuar, e hoqi maskën. Britma për çështje pronësie. PD qëndron për respektin e plotë dhe absolut të të drejtës së pronës. Cila ka qenë zgjidhja në një kohë kur investoheshin miliarda këtu? E thjeshtë! Nëse ke projekt të miratuar nga qeveria, të firmosur nga institucionet zyrtare, kadastra, agjencitë e tjera dhe shteti të miratonte projektin, askush nuk kishte të bënte më me investitorin. Çdo qytetar, për çdo padrejtësi apo abuzim, kishte shtetin që do të dëmshpërblente me kushtet e tregut dhe do të ndëshkonte me forcën e ligjit spekulantin. Ky ligj është në fuqi.

Shihni ç’po ndodh me aeroportin e Vlorës. A ka shqiptar që nuk e di se po bëheni copash t’ia merrni aksionet? Absolutisht po, doni t’i merrni aksionet se janë në lojë 110 milionë euro, dhe pasi vendos Gjykata e Lartë del Karakaçi, që e ka emrin Balluku, dhe thotë: Gjeni zgjidhje ose…! Po çfarë është kjo? Zbato mor aty vendimin e Gjykatës së Lartë.

Ajo që ndodhi me qytetarin që nuk po bënte asgjë. E rrëmbyen, e zvarritën barbarisht, dhe komunikatat e Skënder Ballukut se ishte futur në territor. Doli video se ishte larg telave, e morën e futën brenda telave, atëherë reagoi Skënder Balluku. Po sa sjellje banditeske keni bërë ju ndaj protestuesve? E tëra kjo ka një rezultat, interesa strikt mafioze. Ju po e largoni dhe po e vishni me gjithë ato ngjyra. Ku ishit ju kur nisi Aeroporti i Vlorës? Është krimi më i shëmtuar, asgjësoi dhjetëra specie të rralla të shpendëve” u shpreh Berisha.

 


Berisha e paraqiti qëndrimin e tij si një mbështetje për investitorin dhe për sigurinë juridike të investimeve të huaja, duke argumentuar se konfliktet e pronësisë duhet të zgjidhen nga shteti pa cenuar projektet e miratuara dhe pa dekurajuar kapitalin e huaj që investon në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI